Telashe në skuadrën e Chelseat, Rudiger dhe Kepa përleshen në stërvitje

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 10:44
Telashe në skuadrën e Chelseat, Rudiger dhe Kepa përleshen në stërvitje

Antonio Rudiger u përjashtua nga seanca stërvitore e Chelseat të dielën pasdite, pasi u përlesh me portierin Kepa Arrizabalaga, raportojnë mediat britanike. The Telegraph raportoi se trajneri Thomas Tuchel e urdhëroi mbrojtësin gjerman të kthehej në zhveshtore pesë minuta para se të përfundonte seanca stërvitore. Ky incident ndodhi vetëm një ditë pasi Chelsea u turpëruar duke u mposhtur 5:2 nga West Bromi në Stamford Bridge.

Rudiger dhe Kepa u zunë me fjalë fillimisht, para se ta shtynin njëri-tjetrin me duar kur u nxehën gjakrat. Qendërmbrojtësi bëri ndërhyrje të ashpër ndaj portierit gjatë një ndeshjeje stërvitore dhe ky i fundit i reagoi ashpër atij. Iu desh bashkëlojtarëve t’i ndajnë Rudigerin dhe Kepan dhe Tuchel e largoi Rudigerin nga fusha për ta qetësuar. Raportohet se Rudiger i ka kërkuar falje bashkëlojtarit të vet spanjoll më vonë. 

(Kosova Sot Online )