Gjilani – Besa e mbyll xhiron e 27-të të Superligës

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 14:56
Gjilani – Besa e mbyll xhiron e 27-të të Superligës

Xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës do të mbyllet sot. Gjilani dhe Besa do të përballen në mes vete në ndeshjen e fundit të javës. Gjilanasit shihen si favoritë për të fituar dhe për ta ruajtur pozitën e katërt në tabelë. Skuadra e Ismet Munishit e ka përballë ekipin e pafuqishëm, Besa, e cila tashmë është dorëzuar në garën për të mbetur në ligë.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 15:00. Paraprakisht, të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet tjera të kësaj xhiroje. Prishtina e mundi Ballkanin në udhëtim dhe e hapi edhe më shumë garën për titull të kampionit. E Drita e mposhti Arbërinë 3:1 dhe e mori primatin në Superligë. 

(Kosova Sot Online )