Neymar pritet të nënshkruajë kontratën e re me PSG-në

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 20:41
Neymar pritet të nënshkruajë kontratën e re me PSG-në

Neymar Jr nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint Germain.

Sipas raportimeve që vinë nga mediat franceze, sulmuesi brazilian ka arritur një parakontratë me drejtuesit e klubit nga Parces des Princes dhe në javët e ardhshme pritet të nënshkruajë marrëveshjen e re deri në vitin 2026.

Tashmë nuk flitet më për një largim të mundshëm të Neymar me Barcelonën dhe Realin që janë tërhequr nga gara për ta rikthyer në Spanjë, kjo për shkak edhe të krizës financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19.


(Kosova Sot Online)