Bayerni ia tregon derën mbrojtësit Jerome Boateng

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 09:38
Bayerni ia tregon derën mbrojtësit Jerome Boateng

Bayern Munich ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën mbrojtësit të vet, Jerome Boateng, në një përpjekje për ta ndryshuar repartin e mbrojtës tashmë të moshuar. Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munich falas gjatë kësaj verë, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me të, sipas Kicker,

Bordi i drejtorëve të kampionit gjerman ka vendosur të mos i ofrojë atij zgjatje të kontratës. Prandaj, Boateng do të jetë në dispozicion të klubeve evropiane që kërkojnë mbrojtës me përvojë. Largimi i tij dhe i partnerit të tij në mbrojtje David Alaba do të shënojë ndryshimin e madh në mbrojtjen bavareze, pasi Bayerni synon të ketë lojtarë të rinj në mbrojtje. Bayerni e ka siguruar tashmë mbrojtësin e talentuar 22-vjeçar të RB Leipzig, Dayot Upamecano, dhe pritet të afrojë mbrojtës të tjerë në verë.

(Kosova Sot Online )