Fjalimi i Messit në tunel që e frymëzoi Dembelen t’ia fitojë Barçës një ndeshje të vështirë kundër Valladolidit

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 13:10
Fjalimi i Messit në tunel që e frymëzoi Dembelen t’ia fitojë Barçës një ndeshje të vështirë kundër Valladolidit

Lionel Messi ua mbajti një fjalim frymëzues bashkëlojtarëve të tij në tunel, para fillimit të pjesës së dytë në fitoren e vështirë të Barcelonës kundër Real Valladolidit të hënën në mbrëmje. Pas një pjese të parë të dobët dhe me pak raste, Barçës i nevojitet njëfarë forme frymëzimi për ta gjetur rrugën e golit. Pikërisht këtë e bëri Messi, duke i nxitur e frymëzuar bashkëlojtarët para se të dilnin në fushë për pjesën e dytë. Ousmane Dembele e shënoi golin e vetëm në çastet e fundit në Camp Nou, i cili ia siguroi Barçës një fitore tejet të rëndësishme në garë për titull, duke e parë humbjen e liderit Atletico Madrid një ditë më parë.

 “Të shkojmë përpara, duket ta shkelim gazin. Pa u çmendur fare, por duhet ta rrisim intensitetin. Nëse nuk e bëjmë, gjërat do të koklaviten. Të provojmë. Duhet të fitojmë patjetër. Thjesht një gol, na duhet vetëm një gol”, është dëgjuar Messi duke thënë në tunelin e Camp Nou para fillimit të pjesës së dytë. Messi u pa duke folur me nervoz dhe duke bërë gjeste me duar, derisa bashkëlojtarët e tij e dëgjonin. Ndërsa trajneri Ronald Koeman u pa në prapavijë. Për më tepër, kjo fitore ishte e rëndësishme për faktin se Barcelona do të përballet me Real Madridin të shtunën dhe tani do të shkojë në atë takim duke qenë mbi rivalin e vet më të madhe në tabelën e La Ligës dhe vetëm një pikë larg kreut.

(Kosova Sot Online )