Varane del pozitiv me koronavirus, humb ndeshjen me Liverpoolin e Barcelonën

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 13:39
Varane del pozitiv me koronavirus, humb ndeshjen me Liverpoolin e Barcelonën

Raphael Varane është futbollisti i radhës që ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Lajmi është bërë i ditur nga Real Madridi përmes një komunikate për media.

“Real Madrid CF njofton se lojtari ynë Raphaël Varane ka dhënë një rezultat pozitiv në testin COVID-19 që është kryer këtë mëngjes” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi spanjoll.

Tashmë Real Madridi do të jetë pa dy qendërmbrojtësit Varane dhe Ramos në ndeshjen ndaj Liverpoolit e gjithashtu edhe në ndeshjen ndaj Barcelonës.

(Kosova Sot Online )