Barcelona me statistika impresionuese këtë vit në La Liga

  • S.A /
  • 06 April 2021 - 15:07
Barcelona me statistika impresionuese këtë vit në La Liga

Saktësisht 19 ndeshje Barcelona nuk e di se çfarë është të humbësh një ndeshje në La Liga. Katalonasit tani janë vetëm një pikë larg Atletico Madrdit në vendin e parë dhe gara për titull është ndezur jashtëzakonisht shumë. Hera e fundit kur Messi me shokë u mposhtën në një ndeshje të La Ligas ishte data 5 dhjetor. Ata u mposhtën 2:1 ndaj Cadizit në udhëtim. Që nga atëherë kanë kaluar katër muaj dhe 19 ndeshje, por ekipi i udhëhequr nga Ronald Koeman po tregon formë shumë të mirë. Nga këto ndeshje, ata kanë regjistruar 16 fitore dhe tri barazime.

Brenda këtyre 19 ndeshjeve, Barcelona ka shënuar 50 gola, që i bie afër tre gola për ndeshje, ndërsa ka pranuar vetëm 13 sosh.

(Kosova Sot Online )