Bale thotë se alienët ekzistojnë: “Jam i sigurt, e kam parë vet”

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 19:28
Bale thotë se alienët ekzistojnë: “Jam i sigurt, e kam parë vet”

Shkenca dhe teknologjia ka përparuar shumë, por ende njerëzimi nuk i ka dhënë përgjigje përfundimtare pyetjes nëse toka është planeti i vetëm në univers, në të cilin jetojnë gjallesa.

Por ka individë dhe organizata të veçanta, që konfirmojnë ekzistencën e të ashtëquajturve, UFO apo alienë.

Mes atyre që e konfirmojnë këtë është edhe Gareth Bale, po po Bale i Tottehnam.

Madje ai thotë se e ka parë vetë një të tillë, teksa flet për kanalin e Tottenham në Youtube.

“Sigurisht, ka shume teori komploti dhe ka pamje të UFO-ve që janë publikuar nga qeveria e SHBA-ve. Nuk është false, janë publikuar nga qeveria. Di që disa UFO janë me shumë mundësi gjëra sekrete të qeverive, por në realitet një herë kam parë një. Jam i sigurt që po, 100% ka aliene”, tregon Bale.

(Kosova Sot Online)