Klopp ankohet te gjyqtari për humbjen 3-1 nga Reali

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 23:50
Klopp ankohet te gjyqtari për humbjen 3-1 nga Reali

Jurgen Klopp assesi ta pranojë humbjen 3-1 nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

Me të përfunduar ndeshja, ai i është bashkuar gjyqtarit ku ka diskutuar deri në dhomat e zhveshjes në “Alfredo Di Stefano”.

Felix Brych ishte gjyqtari kryesor i takimit dhe ai është gjerman, natyrisht se Klopp e njeh shumë mirë nga koha në Bundesliga dhe kërkonte sqarime për disa episode në humbjen 3-1 nga Reali.

Liverpooli do të kërkojë në “Anfield” të bëjë atë që bëri vite më parë ndaj Barcelonës, duke përmbysur rezultatin 3-0. 


(Kosova Sot Online)