Barcelona shpëton pa ia paguar Liverpoolit 20 milionë euro, falë lëndimit të Coutinhos

  • S.A /
  • 07 April 2021 - 09:53
Barcelona shpëton pa ia paguar Liverpoolit 20 milionë euro, falë lëndimit të Coutinhos

Barcelona ka shpëtuar pa ia paguar Liverpoolit 20 milionë euro për Philippe Coutinhon, falë lëndimit që e ka pësuar mesfushori brazilian. Lëndimi i fundit i Coutinhos nënkupton se braziliani nuk do të mundë të paraqitet më për Barcelonën këtë sezon dhe rrjedhimisht nuk do të arrijë t’i bëjë 100 paraqitje për katalonasit. 

Sikur Coutinho t’i arrinte 100 paraqitje, Barça do të detyrohej t’ia paguante Liverpoolit 20 milionë euro bonuse në bazë të një klauzole në marrëveshjen mes dy klubeve për transferimin e tij. Coutinho nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për katalonasit që prej dhjetorit dhe i ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon, ndërsa 90 në përgjithësi për Barçën. Barcelona i shpenzoi 120 milionë euro, plus 40 milionë euro të tjera bonuse, për ta blerë Coutinhon nga Liverpooli më 2018. Duke e parë gjendjen financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Barça pritet ta shesë Coutinhon në verë. 

(Kosova Sot Online )