Qeveria dhe Parlamenti me urgjencë të nisin reformën e sistemit të drejtësisë!

Qeveria dhe Parlamenti me urgjencë të nisin reformën e sistemit të drejtësisë!
Qeveria dhe Parlamenti me urgjencë të nisin reformën e sistemit të drejtësisë!

Skender Kapiti

  • 06 April 2021 - 19:00

Shkruan: ANALIST-Skënder Kapiti

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dështuar e kapituluar ne te gjitha segmentet e tij , përderisa drejtësia në Kosovë është politike dhe maksimalisht dhe më saktë akoma sistemi i drejtësisë në Kosovë është avokati dhe po ben avokatine e mafio-politikës së vjetër , e asaj  politike që u ndëshkua ashpër me 14 Shkurt 2021. Dhe logjikshëm e detyrimisht tashmë me Parlamentin e ri, Qeverinë e re dhe me Presidentin e ri duhet të shkallmohet e çrrënjoset sistemi i drejtësisë politiko-korruptive që ka kapur keq drejtësinë kosovare.

 Nuk ka alternativë tjetër përveçse një VETING-u radikal e pastrim të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët me rekorde injorance profesionale, me rekorde krimi, korrupsioni, abuzimi dhe prej matrapazëve e pazarexhinje të ligjit e të drejtësisë!

Të gjitha hallkat dhe shkallët  e sistemit të drejtësisë janë në lidhje kapilare e piramidale nga baza në kulm  dhe me lidhje  simbiotike jo vetëm me njëra tjetrën por edhe me politikën dhe politikanët si dhe me mafio-oligarkinë. Është më se i saktë konstatimi sipas të cilit Prokuroria dhe gjykata  e shtetit po ua bëjnë avokatinë dhe mbrojtjen zyrtareve të inkriminuar e të kriminalizuar që mbajnë pozita të larta nëpër komuna , nëpër ministritë respektive të qeverisë së inkriminuar dhe deri edhe në ish-presidencë gjatë pesë viteve të shkuara 2016-2020. Pavarësisht se publiku dhe disa media akuzojnë e denoncojnë, prokuroria e gjykata heshtin dhe nuk veprojnë, pasi ato vetë janë të kapura nga ryshfeti dhe paraja qe vie nga  korrupsioni dhe krimi i organizuar . Në këto kushte besimi dhe shpresa  e vetme e qytetareve te Kosovës  për vendosjen në vend të drejtësisë aktive, profesionale e të pavarur dhe  të guximshme mbetet dhe është  reformimi i premtuar  nga kjo qeveri dhe nga parlamenti i ri me ndërmarrjen e miratimit te Ligjit te VETING-ut ne Republiken e Kosoves.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".