Klopp e akuzon gjyqtarin gjerman se e kishte personale me Sadio Manen

  • S.A /
  • 07 April 2021 - 10:02
Klopp e akuzon gjyqtarin gjerman se e kishte personale me Sadio Manen

Jurgen Klopp e ka akuzuar gjyqtarin gjerman, Felix Brych, se kishte çështje personale me Sadio Manen në humbjen e Liverpoolit 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën.

Vinicius Junior me dy gola dhe Marcos Asensio me një ia siguruan Madridit një fitore të lehtë në Alfredo Di Stefano, por goli i Mohamed Salah në pjesën e dytë e mban Liverpoolin ende në lojë.

Të kuqtë do ta presion gjigantin spanjoll në Anfield javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit, ku do të përpiqet ta arrijë një rikthim tjetër të vështirë, por këtë herë pa ndihmën e tifozëve..

Klopp iu ankua gjyqtarit pas përfundimit të pjesës së parë dhe pas ndeshjes tha se gjermani ishte i padrejtë me përfaqësuesin senegalez gjatë gjithë ndeshjes në Madrid.

(Kosova Sot Online )