Futbollisti kosovar Lirim Kastrati ndahet përsëri nga e dashura kroate

  • S.A /
  • 07 April 2021 - 11:16
Futbollisti kosovar Lirim Kastrati ndahet përsëri nga e dashura kroate

Sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati, besohet të jetë ndarë nga e dashura e vet kroate, Andela Simac, për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, në një marrëdhënie dashurie të koklavitur që po i kushton atij edhe në fushën e lojës.

Përfaqësuesi i Kosovës është akuzuar se lidhja me Andelën po e shpërqendron në karrierë, pasi ai e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos në muajt e fundit.

Kastrati ka luajtur vetëm një herë titullar në ligën e parë kroate, si dhe nuk ishte në fushë kur Dinamo shkroi historinë duke e eliminuar Tottenhamin e Jose Mourinhos nga Liga e Evropës muajin e kaluar.

22-vjeçari ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës muajin e kaluar dhe u paraqit në humbjen 3:1 kundër Spanjës.

Muajin e kaluar, mediat kroate raportuan se ai u nda me Andelën, 25 vjeçe, pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku kroatja shihej duke qarë për Mario Balotellin, yllin italian me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër dashurie.

Dhe tani, rreth një muaj më vonë, besohet se Kastrati është ndarë përsëri me të.

Andela e ka publikuar një fotografi të veten në Instagram me një mesazh të koduar “Tento të më harrosh”, që besohet t’i jetë drejtuar 25-vjeçarit kosovar.

Ndarja e tyre vjen pak javë pasi Andela kishte folur madje për martesë me Kastratin.

“Ai është i mrekullueshëm. E di se ne do të martohemi, megjithëse nuk kemi menduar për hollësitë”, kishte thënë Andela për mediat kroate në mars.

https://www.instagram.com/p/CMcAjcVFqRC/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/CMUWRpulyvZ/?

utm_source=ig_embedhttps://www.instagram.com/p/CNVWJjyl5b-/?utm_source=ig_embed

 

 

(Kosova Sot Online )