Nipi i Adem Jasharit ftohet për herë të parë nga Kosova U17

  • S.A /
  • 07 April 2021 - 15:47
Nipi i Adem Jasharit ftohet për herë të parë nga Kosova U17

Nipi i familjes legjendare të Jasharajve, futbollisti i ri i FC Kurda Igball Jashari, është ftuar për herë të parë në ekipin kombëtar të Kosovës U17, për dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë këtë muaj. Kombëtarja U17 do të përballet me Bullgarinë U17 në dy ndeshje miqësore më 14 dhe 16 prill. Trajneri Arsim Abazi e publikoi të mërkurën listën e futbollistëve për këto dy ndeshjet miqësore në Sofje. Dardanët e rinj do të nisën drejt Bullgarisë më 12 prill.

Abazi e përzgjodhi ekipin e tij duke mbledhur kryesisht futbollistë që luajnë në klube brenda vendit.

Në mesin e shumë futbollistëve të ftuar është edhe Igball Jashari i shkollës së futbollit Kurda, që punon nën urdhrat e trajnerit të parë të yllit të Werder Bremen, Milot Rashica, Mehmed Kurda.

15-vjeçari është nipi i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. 

Image

(Kosova Sot Online )