NBA: Lakers rikthehen te fitorja, Nuggets shënojnë fitoren e gjashtë radhazi

  • S.A /
  • 07 prill 2021 - 15:59
NBA: Lakers rikthehen te fitorja, Nuggets shënojnë fitoren e gjashtë radhazi

NBA: Lakers rikthehen te fitorja, Nuggets shënojnë fitoren e gjashtë radhazi. Los Angeles Lakers u rikthyen te fitorja në NBA pasi triumfuan ndaj Toronto Raptors në sfidën e zhvilluar në Amalie Arena në Tampa me rezultatin 110-101. Pa dy yjet e skuadrës LeBron James dhe Anthony Davis por edhe afrimin më të fundit Andre Drummond, kalifornianët gjithsesi ja dolën të fitonin përballë një rivali si Toronto që ka shumë probleme në këtë sezon. Pavarsisht se Siakam dhe Boucher realizuan 27 dhe 19 pikë, diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Lakers me plot 7 basketbollistë që arritën një kuotë pikësh me dy shifra. Me këtë sukses skuadra e Frank Vogel ruajti vendin e 5-të në Konferencën e Perëndimit, me Lakers që numërojnë 32 fitore dhe 19 humbje në 51 takime. E pati shumë më të thjeshtë skuadra tjetër kaliforniane Los Angeles Clippers që mposhti në Staples Center me rezultatin e thellë 133-116 Portland Trail Blazzers. Ky takim mori drejtim që në periodën e parë, 12-minutësh të cilin Clippers e mbyllën në avantazhin 15 pikëve.

Më i miri mbi parket për kalifornianët ishte Paul George me 36 pikë. Vijon forma e shkëlqyer për Denver Nuggets që regjistroi fitoren 6-të radhazi pasi kaloi pa vështirësi Detroit Pistons në Pepsi Center me rezultatin 134-119.

Dy basketbollistët që morën për dore Denverin në këtë sukses ishin serbi Nikola Jokic autor i 27 pikëve dhe Michael Porter Jr i cili shënoi 25 pikë. Një fitore shumë të rëndësishme mori edhe Golden State Warriors që mposhti në sekondat e fundit, Milwaukee Bucks me rezultatin 122-121.

Warriors u rikthyen te suksesi dhe u ngjitën në zonën play-off në Perëndim për meritë  të Stephen Curry i cili koleksionoi në total 41 pikë 6 rebound dhe 4 asiste.

(Kosova Sot Online )