Mësohet se sa do të mungojë Luis Suarez

  • A.P /
  • 07 April 2021 - 17:29
Mësohet se sa do të mungojë Luis Suarez

Luis Suarez do të jetë jashtë së paku 3 javë.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, ka probleme muskulore.

Klubi ka njoftuar se lojtari ka zgjatur muskujt e këmbës së majtë dhe sipas mediave në Spanjë, një lëndim i tillë, do ta lërë Suarezin së paku tri javë jashtë në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Ai ka qenë njeriu kryesor i Atleticos që kur u ble nga Barcelona.

Suarez deri më tani në sezonin debutues ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 19 gola. 

(Kosova Sot Online)