Momenti kur Luis Suarez ndjen shqetësime në stërvitje

  • A.P /
  • 07 April 2021 - 17:41
Momenti kur Luis Suarez ndjen shqetësime në stërvitje

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, ka probleme muskulore.

Klubi ka njoftuar se lojtari ka probleme me pulpën e këmbës së majtë, lëndim që do ta lërë Suarezin së paku tri javë jashtë në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

“El Chiringuito” ka kapur momentin e dëmtimit të Suarez.

Ai ndjen disa shqetësime dhe nga shokët u kërkua edhe ndërhyrja e mjekësve dhe pas disa testimeve, ai u largua nga fusha, teksa pak më vonë, ekzaminimit treguan problemet muskulore.

(Kosova Sot Online)