Laporta e ka seriozisht, Neymari mund të garantojë qëndrimin e Messit në Barcelonë

  • S.A /
  • 09 April 2021 - 10:36
Laporta e ka seriozisht, Neymari mund të garantojë qëndrimin e Messit në Barcelonë

Neymar, disa ditë më parë, u raportua se ka rinovuar me PSG-në dhe ka mbetur vetëm që të hidhet firma për një kontratë që do të jetë të paktën deri më 2025. Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht së fundmi, sidomos pas emërimit të Joan Laportës president të Barcelonës, që ka kthyer shpresën te të gjithë, synimi i të cilit do të jetë mbajtja e Lionel Messit.

Për ta bërë këtë, raportohet se Laporta ka nisur tentativat për ta sjellë në ‘Camp Nou’ Neymarin. Dy vite më parë pati bisedime për rikthimin e Neymar, por asnjëherë nuk u arrit marrëveshja. Laporta do të tentojë ta bëjë të mundur këtë verë pasi kështu, mund të ketë pak shpresa që do të rinovojë edhe Leo Messi.

Barça po mendon që ta sakrifikojë Ousmane Dembelen, lojtar që i pëlqen PSG-së dhe mund të përfshihet në marrëveshje.

Neymar ka kontratë me Parisin deri më 2022. 

(Kosova Sot Online )