Zyrtare: Ndërrohet gjyqtari për “El Clasico”

  • S.A /
  • 09 April 2021 - 11:21
Zyrtare: Ndërrohet gjyqtari për “El Clasico”

Edhe zyrtarisht, Mateu Lahoz s’do të referojë në “El Clasico”.

Ai ishte caktuar për derbin e së shtunës, por për shkak të problemeve muskulore, LaLiga është detyruar të ndërrojë gjyqtarin.

Tashmë është zyrtare se Jesús Gil Manzano do ta zëvendësojë Mateu Lahozin.

(Kosova Sot Online )