A do të qëndrojë Cavani? Solskjaer thotë se ai “ende po mendon”

  • G.G /
  • 09 April 2021 - 16:33
A do të qëndrojë Cavani? Solskjaer thotë se ai “ende po mendon”

Edinson Cavani ende nuk e di se ku do të luajë futboll sezonin tjetër, ka konfirmuar trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Cavani erdhi në “Old Trafford” me parametra zero verën e vitit 2020, por ka kaluar një sezon të vështirë te “Djajtë e Kuq”.

Ai ka bërë 28 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola, por asnjëherë nuk ka qenë zgjedhja e parë për Solskjaer.

“Vazhdoj të bisedoj me Edin normal. Ne jemi të hapur me njëri tjetrin dhe ai ende nuk e di se cfarë do të bëjë sezonin tjetër, gjë që më duket ok”, tha Solskjaer.

“Nuk ka qenë vit i lehtë as për të e as për gjithë botën, ky sezon, kështu që ai ka nevojë ende për kohë për të ndarë mendjen”.

(Kosova Sot Online)