Hazard zyrtarisht jashtë për “El Clasico”, Reali edhe pa Varanen, Ramosin e Carvajalin

  • S.A /
  • 09 April 2021 - 16:34
Hazard zyrtarisht jashtë për “El Clasico”, Reali edhe pa Varanen, Ramosin e Carvajalin

Raphael Varane, Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Eden Hazard do të jenë katër mungesat e mëdha të Real Madridit për “El Clasico”.

Derisa Ramos është i dëmtuar dhe Varane i izoluar për shkak të COVID019, Hazard ka së paku 10 ditë që po stërvitet me ekipin. U raportua se belgu mund të jetë në gjendje të mirë për t’u ftuar më në fund dhe t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë, por Zinedine Zidane ka përsëritur disa herë se s’do të rrezikojë me 30-vjeçarin.

Kështu, ai ka mbetur zyrtarisht jashtë edhe për këtë ndeshje.

19 lojtarët e ftuar nga Zizu:

Image

(Kosova Sot Online )