“Të punojmë bashkërisht për t’ju rikthyer rezultateve pozitive”

  • S.A /
  • 09 April 2021 - 16:37
“Të punojmë bashkërisht për t’ju rikthyer rezultateve pozitive”

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes po qëndron në Kosovë, teksa ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ademi theksoi se është i vetëdijshëm se ka kohë që ekipi kombëtar nuk ka qenë i kompletuar dhe se në dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues luajtëm me dy kombëtare të forta, por se tanimë duhet gjetur mundësi e hapësira për t’u kthyer forma e rezultateve dhe për t’u zëvendësuar secili lojtar që mungon.

Nga ana tjetër, Challandes premtoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën.

Gjatë muajit qershor, Kosova do të luajë ndeshje miqësore, teksa në shtator vazhdojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionat Botëror. 

(Kosova Sot Online )