Chiesa: “Jam rritur si lojtar me Pirlon”

  • S.A /
  • 10 April 2021 - 11:06
Chiesa: “Jam rritur si lojtar me Pirlon”

Sulmuesi anësor i Juventusit, Federico Chiesa, është rikthyer të flasë për sezonin e tij të parë te bardhezinjtë.

Në një prononcim për “Sky Sport”, 23-vjeçari analizon paraqitjet e tij si dhe falenderon padyshim Andrea Pirlon, për të cilin nuk i kursen lëvdatat.

“Ajo që më karakterizuar këtë sezon, ka qenë vazhdimësia në paraqitjet e mia. Kjo është ajo që unë jam përmirësuar më shumë. Të luash dhe të stërvitesh me kampionët më ka ndihmuar, ashtu si trajneri e mentaliteti që është këtu te Juventusi. Dëshira për t’u përmirësuar dhe fituar është gjithmonë prezente”, deklaron italiani.

“Pirlo? Trajneri më ka ndihmuar shumë muajt e fundit. Sidomos për besimin që ka treguar ndaj meje. Unë dëshiroj ta falenderoj atë sepse çdo ditë më jep këshilla si të përmirësoj lojën time nga mbrotja në fazën sulmuese. Vërtet që më ka ndihmuar shumë”.

Chiesa numëron 8 gola e 9 asiste në 27 ndeshje në Serie A me “Zonjën e Vjetër”.