Koeman “shpërthen” ndaj gjyqtarit pas ndeshjes

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 08:58
Koeman “shpërthen” ndaj gjyqtarit pas ndeshjes

Barcelona u mposht 2:1 nga Real Madridi në një ndeshje shumë të zjarrtë përkundër kushteve atmosferike të papërshtatshme.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman “shpërtheu” me akuza ndaj gjyqtarit.

“Jam shumë i pakënaqur me dy vendimet e gjyqtarit. Së pari duhet të them se pjesa e parë nuk ka qenë e mirë. Në të dytën, ne u përmirësuam dukshëm. Unë kërkoj nga gjyqtari t’i korrigjoj gabimet, sepse ishte penallti. Dhe se koha e shtuar, nuk ishte vetëm katër minuta. Pse s’ka VAR në Spanjë?”, ka thënë pas ndeshjes Koeman.

Real Madridi përkohësisht është i pari në tabelë me 66 pikë aq sa ka edhe Atletico Madridi që e luan sot ndeshjen, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak. 

(Kosova Sot Online)