Fury i reagon ashpër Wilderit: Pse s’e pranon humbjen siç i ka hije një burri dhe një kampioni?

  • S.A /
  • 13 April 2021 - 10:15
Fury i reagon ashpër Wilderit: Pse s’e pranon humbjen siç i ka hije një burri dhe një kampioni?

Tyson Fury e ka kritikuar ashpër rivalin e vet Deontay Wilder, për arsyetimet dhe akuzat për hile që prej luftës mes tyre për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC. Fury e rrahu Wilderin me nokaut në rundin e shtatë në luftën për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC në Las Vegas në shkurt të vitit 2020, 

Pas humbjes, Wilderi ishte ankuar se kostumi me të cilin ishte futur në ring, kishte ndikuar në gjendjen e tij fizike në meç.

Më vonë, ai e akuzoi Furyn se kishte bërë hile për ta mposhtur, gjoja duke futur objekte të forta në dorëza për ta mposhtur atë më lehtë.

Fury ka thënë të hënën se një kampion i vërtetë e pranon humbjen dhe nuk arsyetohet vazhdimisht.

“Ajo çfarë ai është duke thënë vazhdimisht është mungesë respekti dhe mungesë ndershmërie. Si kampion, ai e ka zhgënjyer veten. Ai nuk ka mundur ta pranojë humbjen siç do ta bënte një kampion apo një burrë i vërtetë e ndershëm”, tha Fury.

Ai shtoi: “Ai i pati një milion arsyetime dhe pastaj më akuzoi mua për dredhi. Kjo është shumë qesharake”.

(Kosova  Sot Online )