Sarri në bisedime me klubin e njohur italian

  • S.A /
  • 13 April 2021 - 12:41
Sarri në bisedime me klubin e njohur italian

Roma thuhet se ka planifikuar një takim me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit, Maurizio Sarri këtë javë. Giallorossi aktualisht është duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit kundër Ajax në Europa League, pasi ka fituar ndeshjen e parë 2-1 në Amsterdam. Ka paqartësi për trajnerin aktual Paulo Fonseca, pavarësisht nga ecuria e mirë në Evropë këtë sezon, pasi kontrata e tij skadon në verë.

Trajneri portugez do të rinovojë automatikisht marrëveshjen në Olimpico me një vend në Champions League por raportet në Itali kanë sugjeruar që ai do të dëshironte të largohej pavarësisht se çfarë ndodh në fund. “La Lupa” thuhet se është takuar me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit dhe e kanë identifikuar Sarrin si zëvendësuesin ideal për Fonsecan këtë verë. SportItalia raporton se do të ketë takime të reja midis klubit dhe trajnerit këtë javë, duke punuar në mundësinë për të sjellë ish-trajnerin e Chelseat në kryeqytetin italian.

(Kosova Sot Online )