Favoriti i ndeshjes PSG – Bayern Munich, sipas bastoreve

  • S.A /
  • 13 April 2021 - 12:44
Favoriti i ndeshjes PSG – Bayern Munich, sipas bastoreve

Bayern Munich është favorit për ta mposhtur Paris Saint-Germainin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve, sipas bastoreve botërore. PSG-ja do të kërkojë dëshpërimisht ta shmangë një tjetër dështim në Ligën e Kampionëve kur ta mirëpresë Bayern Munichun në Parc des Princes sonte në mbrëmje.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka mundësi shumë të mirë për ta arritur gjysmëfinalen, sepse e fitoi 3:2 ndeshjen e parë si mysafire. Por, në të kaluarën, PSG-ja ishte eliminuar nga Manchester Unitedi dhe Barcelona në këtë fazë, megjithëse i kishte fituar bindshëm ndeshjet e para. Kush është favoriti sipas bastoreve? Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, bet365, e sheh Bayernin si favorit, pasi i ka vënë kuotën 2.15 për të fituar. Derisa fitores së mundshme të PSG-së i vë kuotë 2.90. Barazimi vlerësohet me kuotën 4.00, nga i cili do të përfitonte klubi francez.

(Kosova Sot Online )