Modric: “Mbappe në Madrid? Është fantastik, më të mirët janë të mirëseardhur”

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 20:46
Modric: “Mbappe në Madrid? Është fantastik, më të mirët janë të mirëseardhur”

Luka Modric e mirëpret Kylian Mbappen në Real Madrid.

Raportohet se Mbappe është duke refuzuar rinovimin me Paris Saint Germainin dhe se dëshiron ta veshë fanellën e Los Blancos.

Luka ia ka hapur dyert, duke thënë se më të mirët gjithmonë janë të mirëpritur në Madrid.

Mbappé do të luajë në Real Madrid sipas El Chiringuito. “Nuk di çfarë të them. Dalin shumë lajme për lojtarë që mund të vinë apo largohen, nuk mund të përzihem në këtë. Është lojtar i madh, e ka dëshmuar. Më të mirët gjithmonë janë të mirëseardhur në Madrid. Do të shohim çfarë do të ndodhë vitin tjetër”. 

(Kosova Sot Online)