Challandes për largimin e Paqaradës nga Kombëtarja: Ai nuk luan për Real Madridin, por St. Paulin

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 21:41
Challandes për largimin e Paqaradës nga Kombëtarja: Ai nuk luan për Real Madridin, por St. Paulin

Leart Paqarada s’do ta veshë më fanellën e Kosovës, jo  derisa Bernard Challandes të jetë në krye të Kombëtares.

Mbrojtësi s’po ka shumë minuta dhe duket se tashmë ka probleme me trajnerin ‘Dardanë’.

Lidhur me këtë, për largimin e tij nga Kosova, ka folur në Klan Kosova vet Bernard Challandes.

“Ai nuk luan për Real Madridin, por për St. Paul dhe kundër Wurzburger, një ekip që nga sezoni i ardhshëm do të luajë në kategorinë e tretë”, u shpreh Challandes.

“Është vendimi tij, e respektoj. Ai ka vendosur tashmë. Kam thënë dhe do ta them edhe njëherë qartë, nëse e pranon të luash për Kosovën, duhet ta pranosh rolin në ekip, nëse luan një minutë, 5 minuta apo sidoqoftë. Nëse se pranon këtë situatë që të zëvendësohesh, të luash më pak, është më mirë të thuash nuk vij”, tha Challandes.

“Kololli është njëri prej sulmuesve më të mirë në Zvicër, në dy vitet e fundit, të lutem”.


(Kosova Sot Online)