Guardiola: Jam dështak nëse s’e fitoj Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 09:43
Guardiola: Jam dështak nëse s’e fitoj Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola e ka pranuar se njerëzit do ta shohin si trajner të dështuar të Manchester City, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit në klubin anglez.

City do ta kërkojë gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve sonte në ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Borussia Dortmundit, pasi e fitoi 2:1 të parë në shtëpi

Gjiganti i Premierligës nuk e ka arritur gjysmëfinalen nën udhëheqjen e Guardiolës asnjëherë, pasi në tri sezone radhazi u eliminua në çerekfinale.

“Unë e di se, nëse nuk fitojmë do të më quajnë dështak dhe nëse fitojmë do të thonë ‘sa i mirë është Pep’”, tha Guardiola.

(Kosova Sot Online)