Zbulohet çfarë iu tha Zidane lojtarëve në stërvitjen e fundit në ‘Anfield’

  • E.K /
  • 14 April 2021 - 17:41
 Zbulohet çfarë iu tha Zidane lojtarëve në stërvitjen e fundit në ‘Anfield’

Sonte, nga ora 21:00, do të mësohen edhe dy gjysmëfinalistët tjerë, pas PSG-së dhe Chelseat që tashmë kanë siguruar biletat për fazën tjetër në Champions League.

E gjithë vëmendja do të jetë në “Anfield”. Aty ku Liverpooli do të presë Real Madridin.

Të besuarit e Zinedine Zidane vijna pas një forme fantastike, pas fitores 3-1 kundër Liverpoolit të Jurgen Klopp në Di Stefano dhe 2-1 kundër Barcelonës në po të njëjtin stadium.

Para ndeshjes së sotme, Zidane si gjithmonë ka mbajtur fjalim një minuetesh në Anfield të martën, para stërvitjes së fundit për përballjen me Liverpoolin.

“Jemi mirë, jemi të përgatitur dhe duhet të japim gjithçka nesër… kokën në fushë, përqendrimin në fushë”, dëgjohet ai duke thënë.

(Kosova Sot Online)