Pamje: Ylli i Real Madridit luajti i lënduar dhe me dhimbje kundër Liverpoolit

  • S.A /
  • 15 April 2021 - 09:59
Pamje: Ylli i Real Madridit luajti i lënduar dhe me dhimbje kundër Liverpoolit

Fede Valverde luajti me dhimbje për kauzën e Real Madridit për ta arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. E dashura e tij, Min Bonino, publikoi pamje të gjendjes së tij rreth një orë para ndeshjes kthyese çerekfinale në Anfield. Real Madridi e siguroi një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, megjithëse barazoi 0:0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Anfield, pasi e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi.

Ajo e publikoi një fotografi që e kishte bërë gjatë një telefonate me Valverden, ku shihet këmba e ënjtur e mesfushorit uruguaian para ndeshjes kundër Liverpoolit. “Kjo u bë këtë pasdite”, shkroi Bonino nën fotografinë e këmbës së Valverdes.

“Nuk kam dashur të publikoj  asgjë derisa të përfundonte ndeshja dhe e di se do të më kritikosh që e postova tani, por duhej ta bëja gjithsesi, sepse janë përpjekjet tuaja dhe askush nuk të fali asgjë”, shkroi ajo.

“Ditë pas dite, ti e ke shtyrë veten deri në limit dhe sot e ke bërë më shumë se kurrë më parë. Jemi krenarë me ty”, shtoi ajo.

Image

(Kosova Sot Online )