Pamje kur Casemiro u hakmor ndaj Milnerit dhe i tërë Liverpooli u tërbua e Zidane po qeshte

  • S.A /
  • 15 prill 2021 - 12:41
Pamje kur Casemiro u hakmor ndaj Milnerit dhe i tërë Liverpooli u tërbua e Zidane po qeshte

Zinedine Zidane ishte shumë i kënaqur me përpjekjet e lojtarëve të tij, veçanërisht me luftarakun Casemiro, në triumfin e Real Madridit kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Real Madridi e siguroi një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, megjithëse barazoi 0:0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Anfield, pasi e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi.

Djelmoshat e Zidane, në mungesë të dy mbrojtësve kryesorë kapitenit Sergio Ramos dhe Raphael Varane, u mbrojtën deri në frymën e fundit për t’u siguruar që rrjeta e portës së tyre të mos prekej asnjëherë në Anfield. Mesfushori mbrojtës, Casemiro bëri një paraqitje mbresëlënëse si një shtyllë e vërtetë para mbrojtës madrilene. Veprimet e tij në pjesën e parë u veçuan më së shumti dhe ishte një rast i caktuar që duket sikur e kënaqi Zidanin më së shumti. Në fillim të ndeshjes, James Milner bëri ndërhyrje të ashpër ndaj Karim Benzemas, duke e shkelur në këmbë me thumbat e takës. Mesfushori brazilian Casemiro nuk humbi kohë për t’iu hakmarrë anglezit. Milner ndodhej pranë vijës anësore përballë bankës së Liverpoolit, kur Casemiro u zvarrit drejt tij me vrull dhe e hodhi jashtë fushës. Derisa e tërë banka e Liverpoolit, përfshirë trajneri Jurgen Klopp, iu vërsulën me tërbim Casemrios, Zidane qeshte në sfond. 

(Kosova Sot Online )