Vazhdon rekordi i Real Madridit në Champions: 9 gjysmëfinale në 11 vjet

  • S.A /
  • 15 prill 2021 - 16:17
Vazhdon rekordi i Real Madridit në Champions: 9 gjysmëfinale në 11 vjet

Askush nuk ka arritur më shpesh se Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pra 30 herë. Në fakt, ekipet tjera nuk janë askund afër këtij rekordi.

Klubi i dytë që e ka arritur këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane është Bayern Munich, me 21 paraqitje në gjysmëfinale, i ndjekur nga Barcelona me 16 dhe nga Milani me 12. Madridi e ka rritur këtë rekord në dekadën e fundit,  duke e arritur gjysmëfinalen nëntë herë në 11 vjetët e fundit.

Ndërsa ka dalë fitues i Ligës së Kampionëve plot katër herë në 11 vjetët e fundit. Ishte Jose Mourinho ai që i dha fund mallkimit të çerekfinales për Real Madridin, pasi në e arriti gjysmëfinalen në sezonin 2010/11 me klubin mbretëror.

Epoka e Zidanit

Kjo do të jetë gjysmëfinalja e katërt e Zinedine Zidanit si trajner i Real Madridit. Ai i kishte fituar tri të kaluarat. Trajneri francez ia doli t’i eliminoi Manchester City, Atletico Madrid dhe Bayern Munich në këtë fazë. Chelsea është skuadra e radhës me të cilën do të përballet ai në gjysmëfinale. 

(Kosova Sot Online )