Ramosi me një këmbë jashtë Realit, ‘El Chiringuito’

  • A.P /
  • 15 prill 2021 - 17:48
Ramosi me një këmbë jashtë Realit, ‘El Chiringuito’

Duket pa e besueshme, por është gjithnjë e më afër për t’u bërë realitet.

Njeriu që i ka dhënë shumë Realit, kapiteni, lideri brenda dhe jashtë fushe, Sergio Ramos, ka shumë gjasa të largohet në fund të edicionit.

“El Chiringuito” ka zbuluar një bisedë mes Florentino Perez dhe Sergio Ramos kur takoheshin për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Gazetari Josep Pedrerol, nga burime të sigurta tha “Kur Ramos refuzoi ofertën e Real Madridit, Florentino Perez i tha; ‘Duhet ta planifikojmë sezonin pa ty…’. Dhe Ramos iu përgjigj; ‘Bëje’”, deklaroi Pedrerol.

(Kosova Sot Online)