Arsenal, United, Roma e Villarreal kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League

  • A.P /
  • 15 April 2021 - 23:01
Arsenal, United, Roma e Villarreal kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League

Arsenal, Manchester United, Roma dhe Villarreal kanë prerë biletën për në gjysmëfinale të Europa League. “Topçinjtë” eliminuan Slavia Pragën, “Djajtë e Kuq” eliminuan Granandën, Roma e mposhti Ajaxin derisa Dinamo e shqiptarëve u eliminua nga Villarreali.

Arsenali gaboi në sfidën e parë në Angli, duke barazuar 1-1 me Slavia Pragën, por e ka shkatërruar atë duke triumfuar me rezultat 4-0.

Pepe, Saka dhe dy gola Lacazette shënuan për triumfin e Arsenalit që preu biletën për në gjysmëfinale të Europa League,

Man United 2-0 Granada

Në sfidën e kthimit fitore arriti edhe Manchester United, me të njëjtin rezultat si në sfidën e parë Granadën, 2-0.

Shënuan Cavani dhe Vallejo autogol.


(Kosova Sot Online)