Nora Gjakova humb në gjysmëfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit

  • G.G /
  • 16 April 2021 - 16:35
Nora Gjakova humb në gjysmëfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit

Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale, dhe humbi shansin për medalje të Argjendtë ose të Artë, tani do të luftojë për medalje të Bronztë.

Në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, Nora Gjakova arriti që të kualifikohet deri në gjysmëfinale, por aty u mund nga xhudistja nga Portugalia, Telma Monteiro.

Nora e nisi më mirë takimin, por Telma tregoi shpirt luftarak që pavarësisht dy kartonëve të shpejtë, arriti të menaxhojë luftën dhe deri në fund ta përplas Gjakovën për të kaluar në finale.

Sido që të jetë, për Noran ka ende shanse që të rrëmbejë medalje në Lisbonë.

Ajo tani do të luftojë për të Bronztën përmes repesazhit.

(Kosova Sot Online)