Chelsea vs Man City, luhet për finale

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 13:53
Chelsea vs Man City, luhet për finale

Në Angli ndeshjet e Premierligës do të jenë nën hijen e Kupës së Anglisë.

Në Wembley Chelsea do të sfidojë Manchester Cityn në një ndeshje ku do të përcaktohet finalisti i parë e këtij edicioni.

Skuadra e Pep Guardiolës është favorite për të avancuar më tej ndërkohë që të dyja skuadrat vinë në këtë sfidë pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions League.,

Citiziens synojnë të bëjnë poker trofesh në këtë sezon dhe deri tani i kanë të gjitha kartat në rregull për t’ia dalë ndërkohë që Chelsea shikon te FA Cup mundësinë e vetme për të fituar diçka në këtë edicion pasi në Champions misioni është shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur.

Kjo sfidë zhvillohet nga ora 18:30.

Fituesi i këtij dueli do të presë në finale fituesin e duelit të së dielës, mes Leicester City dhe Southampton. 

(Kosova Sot Online)