Humb Laura Fazliu, medaljen e kërkon përmes repesazhit

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 14:54
Humb Laura Fazliu, medaljen e kërkon përmes repesazhit

Laura Fazliu ka humbur në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Por, ajo mund të mos mbetet pa medalje.

S’ka as medalje të Argjendtë e as të Artë për Laura Fazliun në Evropianin e xhudos që po zhvillohet në Lisbonë.

Ajo është mundur në çerekfinale nga rusja, Daria Davydova.

Sido që të jetë, ajo ka ende shpresa për medalje, tani të Bronztën.

Fazliu do ta kërkojë medaljen përmes repesazhit ku fillimisht do të ketë punë me xhudisten italiane, Maria Centracchio.

(Kosova Sot Online)