Mësohet skuadra e parë që promovohet në Premierligë

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 17:42
 Mësohet skuadra e parë që promovohet në Premierligë

Tashmë është bërë e ditur edhe skuadra e parë që do të promovohet në Premierligën angleze.

Bëhet fjalë për Norwich City që e siguroi promovimin në Premierligë për herë të katërt në histori.

Norwich qëndron në vendin e parë me 90 pikë, ndërsa përcjellësi i dytë është Watfordi me 82, por që matematikisht, Norwich tani edhe zyrtarisht kanë siguruar kualifikimin në elitën e futbollit anglez.

Mbetet të shihet se cilat ekipe do t’i bashkohen Norwichit në elitën e futbollit anglez.

(Kosova Sot Online)