Messi: Shumë speciale ta ngre lart trofeun e parë të Copa del Rey si kapiten

  • A.P /
  • 18 prill 2021 - 09:03
Messi: Shumë speciale ta ngre lart trofeun e parë të Copa del Rey si kapiten

Lionel Messi me shokë shkëlqyen mbrëmë duke e fituar Kupën e Mbretit pasi në finale mposhtën Athletic Bilbaon.

Mess dy gola dhe Griezmann e De Jong nga një vendosën për rezultatin 4:0 në këtë takim, në një sfidë të dominuar totalisht nga Barcelona.

Pas ndeshjes, Messi u shpreh i lumtur teksa tha se është ndjenjë shumë e veçantë ta ngre lart trofeun e Copa del Rey si kapiten.

“Është shumë e veçantë të jesh kapiteni i këtij klubi. Është një Kupë shumë e veçantë për mua, sepse jam në gjendje ta ngrit vet atë”, ka thënë fillimisht Messi për Barca TV.

“Të mos jesh në gjendje ta festosh atë me tifozët tanë është për të ardhur keq. Situata është ajo me të cilën duhet të jetojmë. Është mëkat”.

“Kupat janë gjithmonë të veçanta dhe tifozët i shijojnë shumë. Këto janë dy klube që janë mësuar me këto finale dhe janë mësuar t’i shijojnë shumë ato”.

“Ne e dinim që Bilbao luan kështu, me një 4-4-2 shumë të ngurtë. Ne ishim të durueshëm në top dhe krijuam hapësirën tonë. Lëvizëm shumë në pjesën e parë dhe mendoj se ata ranë në pjesën e dytë”.

“Ne e patëm vështirësi në gjysmën e parë të sezonit. Kemi humbur pikë nga pakujdesia”.

“Por, ne kemi ardhur duke u bërë më të fortë, shumë më të mirë, dhe jemi në garën për titull”, përfundoi kapiteni i Barcelonës.

(Kosova Sot Online)