Loriana Kuka e nis mbarë, kalon pa problem raundin e dytë
Loriana Kuka ka arritur me sukses të kalojë raundin e dytë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja kosovare arriti që në më pak se dy minuta të mposht me IPPON xhudisten ukrainase, Anastasiya Turchyn dhe tani ka kaluar në raundin e tretë.
Aty ajo do të ketë punë me fituesen e duelit mes Graf dhe Petkovic.
Kujtojmë se para Lorianës, dje e pardje xhudistët kosovarë korrën suksese të mëdha. Distria Krasniqi e Akil Gjakova u shpallën kampionë të Evropës në kategoritë e tyre duke fituar medaljet e arta, kurse Nora Gjakova u stolis me medaljen e bronztë.
(Kosova Sot Online)