Loriana Kuka, kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 13:55
Loriana Kuka, kualifikohet në gjysmëfinale të Evropianit

Loriana Kuka e ka siguruar vendin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ajo në çerekfinale mposhti xhudisten austriake, Bernadette Graf me IPPON në “Golden Score”.

Paraprakisht, ajo në raundin e dytë kishte mposhtur xhudisten ukrainase Anastasiya Turchyn, kurse raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Ende nuk dihet kundërshtari i saj në gjysmëfinale. 


(Kosova Sot Online)