Pirlo pas humbjes së Juventusit kundër Atalantës: Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit

  • S.A /
  • 19 April 2021 - 10:18
Pirlo pas humbjes së Juventusit kundër Atalantës: Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen 1:0 kundër Atalantës dhe këmbëngul se kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë problem.

Juventusi ra në vendin e katërt në Serie A, me 62 pikë, vetëm dy më shumë se vendi i pestë, Napoli.

Goditja e Ruslan Malinovskyit e devijuar nga Alex Sandro doli të ishte vendimtare në minutën e 87-të në Bergamo të dielën.

Duke folur pas ndeshjes, Pirlo tha se skuadra e tij e luaji lojën e duhur për të fituar.

“Ishte një ndeshje e mirë kundër një ekipi të fortë. Ne e luajtëm një ndeshje që duhej ta luanim, por ata ishin me fat që e shënuan atë gol. Ne luajtëm me përkushtim të madh dhe me agresivitet”, tha Pirlo.

“Jam i zhgënjyer sepse kemi mundur ta fitonin një pikë sot. Ne e mbajtëm topin në posedim, i mbuluam hapësirat. Atalanta mund të të detyrojë të luash ndryshe, por ne bëmë shumë mirë”, shtoi ai.

Pirlo nuk ka frikë se Juventusi mund të dështojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

“Nëse ne luajmë me këtë frymë dhe dëshirë për të sjellë rezultate në shtëpi, jam i bindur se nuk do të ketë problem në arritjen e synimeve”. 

(Kosova Sot Online )