Perez: UEFA e FIFA s’mund t’i pezullojnë klubet dhe lojtarët, na mbron ligji

  • S.A /
  • 20 April 2021 - 10:27
Perez: UEFA e FIFA s’mund t’i pezullojnë klubet dhe lojtarët, na mbron ligji

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka hedhur poshtë kërcënimet e presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, se lojtarët që marrin pjesë në Superligën Evropiane do ta kenë të ndaluar të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionate Evropiane. Krijimi i Superligës Evropiane nga 12 klube të mëdha evropiane, shkaktoi polemika të papara dhe u kundërshtua nga shumë të dielën. Ceferin u tërbua fare nga plani i klubeve kryesore evropiane, i cili është kërcënim i drejtpërdrejt ndaj Ligës së Kampionëve. Perez, i cili është president i Superligës Evropiane, foli për kërcënimet e Ceferinit të hënën në një intervistë për El Chiringuito.


“Të gjitha lojtarët mund të rrinë të qetë sepse kjo nuk do të ndodhë. Ata nuk do të pezullohen nëse i bashkohen Superligës”, tha Perez. Ceferin nuk ishte figura e vetme e UEFA-s që bëri kërcënime të hënë, sepse edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Jesper Moller tha se Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve këtë sezon për shkak të përfshirjes në Superligë. Madridi, Chelsea dhe City janë në gjysmëfinale të garës së sivjetshme në Ligën e Kampionëve bashkë me PSG-në. Por Perez i hodhi poshtë edhe këto kërcënime, duke thënë: “Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea nuk do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve apo ligat vendore. Është e pamundur, ju siguroj për këtë. 100 për qind nuk do të ndodhë. Ligji na mbron neve”.
(Kosova Sot Online )