Qindra tifozë e sulmojnë ekipin e Mustafit Schalke, pasi klubi ra nga Bundesliga

  • S.A /
  • 21 April 2021 - 10:41
Qindra tifozë e sulmojnë ekipin e Mustafit Schalke, pasi klubi ra nga Bundesliga

Autobusi i ekipit të Schalkes është sulmuar nga qindra tifozë të zemëruar, pasi ishte rikthyer në shtëpi nga humbja qe e dërgoi klubin në Bundesliga 2, kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Klubi nga Gelsenkirchen, për të cilin luan Shkodran Mustafi, njoftoi se tifozët dhe lojtarët u konfrontuan pas humbjes së Schalkes 1:0 kundër Arminia Bielefeld.

Mustafi iu bashkua Schalkes në janar nga Arsenali. Pasi u kthyen në shtëpi nga ndeshja në udhëtim, lojtarët u sulmuan nga një grup prej rreth 600 tifozëve, të cilët i nisën sulmet duke hedhur fishekzjarrë. Klubi e ka dënuar sulmin dhe ka hapur hetim. Rënia e Schalkes nga Bundesliga ka qenë e ditur pothuajse tash e një kohë, por u vulos pas humbjes së 21-të sezonale të martën mbrëma. Si pasojë, klubi ra nga liga për herë të parë pas 30 vjetëve. 

(Kosova  Sot Online )