Ronaldo nuk do të lejohet të qëndrojë më në murin mbrojtës të Juventusit

  • S.A /
  • 22 April 2021 - 12:01
Ronaldo nuk do të lejohet të qëndrojë më në murin mbrojtës të Juventusit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka pranuar se Cristiano Ronaldo nuk mund të jetë më në murin mbrojtës të skuadrës gjatë goditjeve të lira, për shkak të një gabimi tjetër të portugezit në vendosje.

Juventusit i duhej me patjetër një rezultat i mirë kundër Parmës të mërkurën, pas humbjes kundër Atalantës një javë më parë.

Por bardhezinjtë e gjetën veten në disavantazh në pjesën e parë, pasi Gaston Brugman shënoi gol nga gjuajtja e lirë, para se Alex Sandro të shënonte dy herë dhe Matthijs de Ligt një herë për t’ia siguruar Juves një fitore me përmbysje 3:1.

Pas një vendosjeje të gabuar në mur që i kushtoi Juventusit me eliminim nga Liga e Kampionëve muajin e kaluar, Ronaldo bëri të njëjtin gabim edhe te goli i Parmës, duke e mbuluar fytyrën dhe duke u ulur poshtë.

Pirlo u pyet pas ndeshjes nëse 36-vjeçari do të largohet nga kjo detyrë.

“Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin. Ne duhet ta vlerësojmë këtë në ditët në vazhdim”, tha Pirlo. 

(Kosova Sot Online )