Benzema e barazon rekordin e Raulit dhe i afrohet Messit në garë për “Pichichi”

  • S.A /
  • 22 April 2021 - 12:04
Benzema e barazon rekordin e Raulit dhe i afrohet Messit në garë për “Pichichi”

Karim Benzema hyri në historinë e Real Madridit me dy golat kundër Cadizit në La Liga të mërkurën mbrëma. Sulmuesi francez shënoi gol kundër ekipit të 35-të të ndryshëm në La Liga, duke e barazuar rekordin e Raulit si dy lojtarët e Real Madridit që u kanë shënuar më së shumti ekipeve.

As Cristiano Ronaldo nuk ia kishte dalë ta arrinte një rekord të tillë.Për më tepër, Benzema e ka shënuar të paktën një gol në nëntë ndeshje radhazi në La Liga, duke i shënuar 11 në përgjithësi gjatë kësaj kohe.

Kjo ecuri e golave të njëpasnjëshme i ka ndihmuar francezit t’i afrohet Lionel Messit në vetëm dy gola në garë për “Pichichi”, çmimin për golashënuesin më të mirë në La Liga këtë sezon.

(Kosova Sot Online )