Bayern Munich në kërkim të një trajneri të ri, Ten Hag në listën e ngushtë

  • S.A /
  • 22 April 2021 - 12:36
Bayern Munich në kërkim të një trajneri të ri, Ten Hag në listën e ngushtë

Bayerni Munich ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Hans-Dieter Flick, i cili zyrtarizoi largimin në fund të sezonit. Flick me shumë mundësi do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, me përfundimin e Kampionatit Europian, kohë kur do të largohet trajneri aktual i pancerave, Joachim Loë. 

Në listën e gjatë të kandidatëve për stolin e bavarezëve gjendet edhe trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag, i cili po bën një punë shumë të mire në drejtimin e harkëtarëve. Ten Hag, i cili është nën kontratë me holandezët deri në 2022-shin, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit gjerman të cilët do të bëjnë maksimumin për ta afruar sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )