Florentino Perezi e tall keq Jurgen Kloppin

  • S.A /
  • 22 April 2021 - 15:43
Florentino Perezi e tall keq Jurgen Kloppin

Presidenti i Real Madridit,  Florentino Perez, e ka tallur trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke ia kujtuar humbjen 3:1 në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018, për shkak të komenteve tallëse të trajnerit gjerman për stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Javën e kaluar, Madridi e eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve pasi e mundi 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të mbajtur në stadiumin e dytë të klubit dhe pasi ndeshja e kthimit mbaroi pa gola ën Anfield.


Madridi e priti Liverpoolin në stadiumin “Alfredo di Stefano”, i cili është pjesë e kompleksit të qendrës stërvitore në Valdebebas, duke qenë se stadiumi “Santiago Bernabeu” është duke u rinovuar.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Klopp e quajti qendër stërvitore stadiumin “Afredo di Stefano”.


“Kjo ishte një natë e çuditshme sepse ishte e vështirë me këtë stadium në qendrën stërvitore të Madridit, por të paktën Anfieldi është stadium siç duhet dhe do të jetë i mirë për ne”, kishte thënë Klopp.

I pyetur për komentet e Kloppit të mërkurën mbrëma nga një radio spanjolle, Perezi ia ktheu gjermanit me të njëjtën monedhë, duke sugjeruar se rezultati në Valdebebas ishte i ngjashëm me humbjen e Liverpoolit ndaj Madridit në finale të Ligës së Kampionëve më 2018.

“Nuk e di përse nuk i pëlqen atij”, tha Perez.

“Për ne, Valdebebas dhe Kiev janë të njëjta… 3:1. Është fusha e njëjtë”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online )